Foto ilustruese

Një sherr masiv që ka përfunduar me tre të plagosur rëndë ka ndodhur ditën e djeshme në Babrru.

Lajmi është bërë i ditur vetëm sot kur policia ka njoftuar se 11 të rinj janë pëfshirë në një sherr.

Sipas policisë tre prej tyre janë arrestuar, pesë të tjerë janë shpallur në kërkim si dhe tre kanë përfunduar në gjendje të rëndë në spital.

Ata janë goditur me sende të forta nga 5 të rinjtë e tjerë.

Të përfshirët në sherr janë të moshës nga 20 në 34 vjeç.

Njoftimi i policisë:

Më datë 17. 09. 2018, u arrestuan në flagrancë shtetasit M. M., Gj. M., L. M., dhe u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për shtetasit V. P., E. M., N. N., R. N., dhe R. M., vjeç 22, 30, 34, 30, 29, 27, 23 e 23, banues në Babrru, pasi në Babrru, në bashkëpunim, kanë goditur me sende të forta, shtetasit A. R., E. H., dhe E. H., vjeç 33, 22 e 22, banues në Babrru, të cilët ndodhen në spital nën kujdesin e mjekëve. Po punohet për kapjen e V. P., E. M., N. N., R. N., dhe R. M. Nenet 88 e 150 të Kodit Penal.”