0
in ,

Arrestohet 24 vjeçari, po i fshihej të dashurës që donte seks

Policia mori një telefonatë nga një vajzë e shqetësuar, e cila thoshte që i dashuri kishte hyrë brenda makinës së saj dhe refuzonte të dilte që aty.

Pasi mbërritën, policët e Ohajos, SHBA, e pyetën 24-vjeçarin Kristian Kollins se pse ia kishte zaptuar makinën vajzës. Ai hapi xhamin pakëz fare dhe tha se e dashura kërkonte gjithë kohën seks, por në apartamentin e tyre ishte shumë vapë, ndaj ai ishte mbyllur në makinë që ajo ta linte të qetë.

Vajza e konfirmoi versionin e djalit para policisë, por u kërkoi që ta nxirrnin, pasi makina mbetej pronë e saj. Pasi djali refuzoi t’i bindej policisë e të dilte nga makina me të mirë, ata u detyruan ta nxjerrin me forcë e ta arrestojnë për mosbindje ndaj uniformës.

 

Loading...

Top Channel

24-vjeçari u arrestua sepse nuk iu bind uniformës dhe refuzoi të dilte nga makina e të dashurës.

10

Shpallet hoteli më i mirë i plazhit për vitin 2019

Çdo fjalë që nxjerr e ka propagandë, Veliaj del blof. “Ky njeri ka më shumë ndjekës fake se të gjithë”