in ,

Arrestohet ish-presidenti i UEFA-s, Mishel Platini. Ja arsyeja…

Një lajm i bujshëm ka tronditur botën e futbollit. Ish-presidenti i UEFA-s, Mishel Platini është arrestuar për shkak të dhënies së organizimit të Kupës së Botës 2022 ndaj shtetit të Katarit.

Francezi është pjesë e një hetimi mbi korrupsionin e pretenduar në procesin e ofertimit të Kupës Botërore në Katar, teksa raportohet se 63-vjeçarin, ndodhet aktualisht në paraburgim në një stacion policor në Nanterres, një lagje në kryeqytetin e Parisit.

Platini u zgjodh në vitin 2007  president i UEFA-s dhe drejtoi organin më të rëndësishëm të futbollit në Europë deri në vitin 2015 kur u ndalua nga Komiteti i Etikës të FIFA-s.

Loading...

PANORAMASPORT.AL

Sërish incident në KZAZ-në e Shkodrës

VIDEO/ Tension në Tropojë, thyhet qendra e votimit në KZAZ 9