Armando Sulejmani, anëtar i bandës së Gaxhait, i njohur ndryshe si “Çipuri”, u bë dy ditë më parë pre e një atentati ku mbetën të vrarë kunati i tij dhe një nga shoqëruesit.

Deri më tani, Policia e Vlorës bën me dije se ka shumë pak prova ndaj Çipurit.

Një nga elementët që e vështirëson punën e grupit hetimor në zbardhjen e ngjarjes, është edhe mungesa e kamerave të sigurisë.

Kjo do të thotë që autorët e kanë studiuar më herët zonën ku do kryenin atentatin si edhe lëvizjet e 39 vjeçarit.

Ndaj ata i kanë zënë pritë në një kthesë të pambuluar nga kamerat e sigurisë,  pranë Ujit të Ftohtë.

Ky ishte atentati i dytë që kryhej ndaj Armando Sulejmanit, ndërkohë që më herët në vitin 2016 ai u plagos po në një tjetër atentat duke i shpëtuar vdekjes.

Tashmë Sulejmani gjendet për trajtim mjekësor në Spitalin e Vlorës, ndërsa në vendin e ngjarjes u gjetën 35 gëzhoja plumbash, çka tregon për agresivitetin e atentatorëve.

Arsyeja përse Çipuri i shpëtoi atentatit ishte fakti se ai ndodhej në pjesën e pasme të makinës, ndërsa plumbay i morën jetën shtetasve Arjan Hasani dhe Orest Rexho.

Edhe pse ishte në shenjestër të atentatit, Çipurit i është komunikuar nga Policia masa e arrestit, pasi iu gjet një pistoletë në makinë. Dl/ Opinion.al