Përpjekja e peshëngritësit shqiptar, Briken Çalja për të mbrojtur titullin kampion Europe në garën kontinentale që po zhvillohet këto ditë në Gjeorgji, ka dështuar për shkak të mosrealizimit të provës së tretë në shtytje, në peshën 188 kg.

Duke u renditur i dyti në provën e shtytjes, edhe pse mori medaljen e artë në provën e shkëputjes, Çalja shpallet nënkampion i Europës me peshën totale prej 339 kg në dygarësh.

Në shkëputje, peshëngritësi shqiptar që vinte si kampion në fuqi i Europës ngriti 156 kg në provën e dytë, dështoi më pas për thyerje rekordi me 160 kg në të tretën. Ndërsa në shtytje, 183 kg e provës së parë i dështoi, për t’i ngritur në provën e dytë.

Synimi për t’u rikonfirmuar kampion hasi në pengesën e provës së tretë, prej 188 kg, në të cilën dështoi. 29-vjeçari garonte në peshat deri në 73 kg

Top Channel