in ,

Bukuroshet e plastifikuara të ekranit dhe ‘gangsterrat’ me të cilët kanë ndarë jetën

Të gjesh njeriun e zemrës dhe të kalosh me të gjithë jetën është një fat i madh, por jo të gjithë arrijnë të kenë një fat të tillë. Dhe shikoni ç’ka ndodhur me bukuroshet e njohura të cilat edhe pse përtej ekranit të televizionit dhe rrjeteve sociale, duket se u ka kushtuar shumë shtrenjtë të qenurit ‘më të klikuarat’.

Listimi është bërë nga revista Story.

Albërie Hadërgjonaj e Mentor Hadërgjonaj – Këngëtarja e njohur Albërie Hadërgjonaj u divorcua nga bashkëshorti Mentor Hadërgjonaj disa vite pasi ai vuajti dënimin në burg. Pas lirimit të tij në vitin 2008 ata rinisën jetën nga e para si çift me dy vajzat. Por pas shumë vitesh bashkë ata u divorcuan.

Viola Spiro e Valentin Selaj – Prezantuesja e sportit, Viola Spiro dhe i dashuri i saj, Valentin Selaj ishin kryefjala e shkrimeve në media kohët e fundit pas ndalimit të tij në Hollandë. Ishte gazeta italiane La Nazione, që publikoi arrestimin e tij në Firence, duke u etiketuar Zoti i drogës dhe kreun e një bande mjaft të fuqishme ndërkombëtare, që sillte kokainë nga ShBA-të në Firenze, nëpërmjet Hollandës. Pasi ai fitoi lirinë pas 5 muajsh ata u fotografuan bashkë në Tiranë.

Edhe historia e dashurisë së Luana Vjollcës me biznesmenin nga Kosova Krenaj Cocaj është përfolur pas rrëfimit të Ledri Vulës për të, duke treguar si e rrahu ai nga xhelozia për Dafina Zeqirin. Mediat e Kosovës rikthyen pak kohë më parë vëmendjen tek sherri më i bujshëm i vitit 2012 në Prishtinë, kur menaxheri i VIP-ave Krenar Cocaj, bashkë me një djalë tjetër të quajtur Gazmend Mirena, u paraqitën në Gjykatë për t’u përballur me akuzën e rrahjes së Vulës.

Dafina Zeqiri e Krenar Cocaj – Duke qenë se Krenar Cocaj ka qenë ish-i dashuri i këngëtares Dafina Zeqiri, ju njohim me historinë e këngëtares. Cocaj ishte menaxheri personal i saj, duke e ndihmuar për nisjen e karrierës së saj si këngëtare pas kthimit nga SHBA. Mediat e Kosovës publikuan shkrime se bëhej fjalë për një ndarje me sherr të madh mes çiftit.

Eli Fara e Lul Kapurani – Këngëtarja nga Korça është ndarë nga ish-bashkëshorti i saj para shumë vitesh, kur Marina, vajza e tyre ishte disa muajshe. Ish-bashkëshorti i Elit njihet si Lul Kapurani, por emri i tij i vërtetë është Vangjush Kapurani. Luli, i cili jeton në Korçë ka pasur probleme me drejtësinë para disa viteve, pasi njihej si Kapo i Bandës së Çobenjve. Eli Fara është ndarë në kohën kur interneti nuk ekzistonte kështu që e vështirë të gjendet foto e ish-çiftit.

Marina Fara, shtatzënë me të dashurin – Vajza e këngëtares Eli Fara, Marina nga ana tjetër pret të bëhet nënë, një lajm ky i publikuar nga JOQ. Sipas kësaj faqeje, bashkë me fotot tek gjinekologu, u zbulua dhe fytyra e të dashurit të saj, një djalë nga Laçi, identitetin e të cilit Marina ka zgjedhur ta mbajë sekret.

Inis Gjoni e Arian Selimi – Në vitin 2002 Inis Gjoni njohu njeriun e zemrës Arian Selimin, i cili u nda nga jeta disa vite më parë pas një ekzekutimi mafioz në Tiranë. Lidhja e saj me biznesmenin me origjinë nga Shkodra ecte shumë mirë deri në vitin 2004, Selimi përfundoi në pranga, i akuzuar si kapo i një rrjeti të fuqishëm droge. Vajza e ekraneve dhe i ndjeri ishin në një lidhje dashurie prej 9 vitesh dhe me lirimin i tij nga burgu çifti rinisi bashkëjetesën, lidhje nga e cila erdhi në jetë vajza.

Ornela Bregu e Ervis Gjeçaj – Moderatorja e njohur Ornela Bregu së fundi është vendosur të jetojë në Spanjë me familjen e saj, bashkëshortin biznesmen Ervis Gjeçaj dhe dy fëmijët. Ornela është treguar gjithmonë e rezervuar për jetën private, por para dy vitesh ajo vendosi të publikonte foto duke u puthur me burrin me rastin e ditëlindjes së tij. Martesa e saj iu rikthye normalitetit pas daljes së tij nga burgu.

Adelina Ismajli e Triumf Riza – Triumf Riza ishte i dashuri i këngëtares së njohur Adelina Ismajli, i cili u vra në Prishtinë më 30 gusht 2007. I ndjeri me profesionin polic, ishte moshatar me këngëtaren. Vrasja e Triumf Rizës para disa vitesh tronditi opinionin publik dhe shkatërroi të dashurën e tij, Adelinën. Ajo ato kohë publikoi një baladë shumë të dhimbshme kushtuar atij me titull Trimit tim.

Rudina Magjistari e Denis Gina – Para shumë vitesh moderatorja e emisionit të pasdites në Tv Klan, Rudina Magjistari njihej në Tiranë si e fejuara e Denis Ginës, i njohur si kapo i grupit famëkeq të Rruga e Kavajës, një nga gangsterët më në zë të Tiranës. 27-vjeçarin e vranë më 22 qershor të vitit 1999-të, një krim i ndodhur në periferi të Tiranës.

Hygerta Sako e Artur Aligjoni – Kanë kaluar 6 vite nga divorci i prezantueses së emisioneve sportive, Hygerta Sako me ish-bashkëshortin Artur Aligjoni, martesë nga e cila kanë një vajzë. Ish-bashkëshorti i Miss Shqipëria, biznesmeni i njohur, vitin e kaluar u bë pjesë e kronikës së zezë pasi mbeti i plagosur në një nga club-et e Tiranës.

Kristin Prengaj e Emra Hajrizaj – Escobar – Ish-miku miliarder i Noizy-t, Emra Hajrizaj i njohur si reperi Escobar gjatë vizitës së fundit në Tiranë deklaroi në Top Show, se e vetmja e dashur nga Shqipëria që kishte pasur, ishte modelja Kristin Prengaj. Në Instagramin e tij shihet jeta tejet luksoze që bën, ndërsa është komentuar si një nga djemtë e fortë të rrugës në Londër.

Morena Taraku e Sasha Sobhani – Edhe ish-missi dhe modelja Morena Taraku është në lidhje serioze me miliarderin nga Teherani, Sasha Sobhani, me të cilin po bashkëjetojnë në Turqi. Ai është i biri i Ahmed Sobhani, ish-ambasador i shtetit iranian në Venezuelë. Në vitin 2012-të u akuzua për vrasje pasi një djalë i ri humbi jetën në një përleshje gjatë një feste të shfrenuar natën. Sidoqoftë, kohë më pas ai u lirua nga akuzat.

LEXO EDHE  Sapo u nda nga Roberti/ Nora me një mashkull misterioz me pushime? (FOTO)

Tuna Sejdiu e Ylber Abdullahu – Cozman – Këngëtarët Tuna Sejdiu dhe Ylber Abdullahu, Cozman, ishin çifti më i kometuar i showiz-it, por arrestimi i reperit Cozman në korrik të vitit 2015-të, u tha se u bë shkak i problemeve të shumta në çift, që përfunduan me ndarjen e tyre. Reperi që më parë kishte jetuar në Londër, u arrestua për akuzën shitje dhe prodhim lëndësh narkotike, por, Cozman i shpëtoi burgut duke u dënuar me tre vite liri me kusht.

Arta Bajrami e Xhemajl Sekiraqa – Bashkëshorti i këngëtares nga Kosova, Arta Bajrami u vënë në pranga kohë më parë nga policia e Kosovës për armëmbajtje pa leje. Por, ky nuk duket të jetë problemi i tij më i madh, pasi Sekiraqa gjithashtu ishte shpallur në kërkim nga Interpoli në lidhje me një vjedhje ari në Kuvajt.

Nertila Kapaj e Jetnis Dollapi – Modelja dhe aktorja Nertila Kapaj njihet se vajza e 500 trëndafilave, dhurata që i bënte shpesh i dashuri i ndjerë Jetnis Dollapi, i cili humbi jetën gjatë një aksidenti me motor. Për lidhjen e bukur me djalin që njihej si i forti i Tiranës, Nertila Kapaj ka treguar se bënte dhe bën jetë përrallore me shërbëtorë e truproja.

Fjolla Morina, dhe i dashuri që humbi në atentat – Këngëtarja Fjolla Morina pak kohë më parë u përfol se ka qenë në një marrëdhënie me personin që mbeti i vdekur gjatë një atentati në Sukth. Në ngjarjen në fjalë humbën jetën ish-shefi i Antikrimit Ekonomik në Policinë e Tiranës, Ervin Dalipaj dhe Juxhin Dautaj. Pasi Fjolla foli hapur për fatkeqësinë e saj, ajo e kujtoi të ndjerin në ditën e tij të lindjes. Fjolla Morina foli për të dashurin pasi ai u nda nga jeta, duke qenë se më parë kishte mbajtur një lidhje vetëm për vete.

Çiljeta Xhilaga e Romeo Shehu – Historia e dashurisë së këngëtares me Romeo Shehun zgjati për disa vite dhe ishte ndër më të mediatizuarat e kohës. Pas ndarjes së tyre emri i biznesmenit u lakua në media pasi u shpall në kërkim nga policia, duke u komentuar si ish-i dashuri i Çiljetës.

Françeska Jaçe e Andi Geci – Ish-lojtarja e Big Brother, Françeska Jaçe pas ndarjes nga i fejuari biznesmen 10 vite më i madh, u lidh me djalin e njohur në Tiranë për jetën prej pasaniku, Andi Gecin. Por historia e tyre zgjati shumë pak.

Zaimina Vasjari e Klodian Asllani – Historia e Zaimina Vasjarit me bashkëshortin e saj Klodian Asllani, është ndër më të gjatat në showbiz, pasi ata u njohën kur Zai ishte 17 vjeçe. Zaimina dhe biznesmeni nga Durrësi finalizuan lidhjen 13-vjeçare me një bebe para pak muajsh

Suada Sherifi dhe bashkëshorti – Prezantuesja Suada Sherifi prej kohësh e mbante të fshehtë bashkëshortin e saj biznesmen, nga martesa me të cilin erdhi në jetë vajza. Në ditëlindjen e fëmijës ajo zbuloi më në fund portretin e tij në fotot e tyre familjare.

Ingrid Gjoni e Genti – Këngëtarja Ingrid Gjoni pati një histori shumë të bukur dashurie, nga e cila erdhi në jetë djali i tyre. Edhe pse vitin e kaluar u fol për ndarje të tyre, vetë artistja nuk foli për këtë çështje.

Jonida Maliqi e Gent Prizreni – U bë një vit nga divorci i bujshëm i këngëtares Jonida Maliqi nga bashkëshorti, Gent Prizreni. Artistja dhe biznesmeni i njohur i dhanë fund historisë 17-vjeçare ndërkohë që janë prindër të një djali.

Elvana Gjata e biznesmeni – Viti 2017-të solli ndryshime në jetën e Elvana Gjatës, edhe sa i takon jetës personale. Miq të afërm folën se ajo u fejua me të dashurin milioner nga Tirana, i cili komentohet për jetën e shtrenjtë që bën. Këtë fakt e pohoi edhe vetë këngëtarja, e cila nga shtëpia e saj luksoze i tha Ermal Mamaqit se, Zoti i kishte sjellë një fat shumë të mire në jetën e saj. Elvana Gjata është përpjekur ta mbajë lidhjen private dhe ende nuk na e ka prezantuar partnerin.

Aurela Hoxha e Admir Ismajlukaj – Showgirl Aurela Hoxha para tre vitesh u divorcua nga bashkëshorti Admir Ismajlukaj. Pas 10-vitesh martesë, Aurela u padit të Gjykatë për divorc nga partneri i saj biznesmen. Ish-partnerët të dy nga Tropoja, bashkëjetonin prej vitesh në Tiranë.

Olta Sheta dhe partneri – E rikthyer në vëmendjen e publikut me fotot e nxehta në Brezovicë të Kosovës, Olta Sheta e Big Brother 3 këtë pranverë zbuloi të dashurin e saj, që e mbante të fshehtë. No name, ishte diçitura që Olta i vendosi fotos, ku dukej shumë e lumtur dhe në intimitet pranë biznesmenit.

Trejsi Sejdini dhe i dashuri – I vetmi mashkull që ia mbledh gangsteres së Elbasanit Trejsi Sejdini, është pikërisht i dashuri i saj. Fituesja e Miss Universe, pasi rrëmbeu kurorën postoi një foto çift, ku i mbulonte fytyrën të dashurit, poshtë të cilës shkruante Couple goals.

Loading...

Xhesika Ndoja dhe ish-burri – Para pak javësh Xhesika Ndoja prezantoi të dashurin e saj pasanik, por më parë ajo ka rrëfyer në media detaje për ish-burrin, babain e vajzës së saj. Ish-partneri ka qenë në burg për ca kohë. Pas lirimit u bashkua me Xhesikën, martesë që përfundoi shpejt me ndarje.

Pamje +18/ Ky është plazhi shqiptar ku turistët shfrenohen fare, pinë “mall” e bëjnë marrëdhënie në grup

Morena Taraku shpërthyese në bikini