Arrestimi i Albert Gegës ditën e sotme na ktheu pas në kohë duke risjellë në vëmendje tragjedinë e Butrintit, ku në përpjekje për të kaluar në Greqi, 5 persona humbën jetën.

Një mes 22 personave që tentuan kalimin e kufirit në tetor të vitit 2008, ishte edhe 18-vjeçari Festim Hoxha, i cili u mbyt në liqenin e Butrintit.


Gazetari Ervis Kuçi ka shkuar sot në shtëpinë e familjes Hoxha, ku ka intervistuar prindërit e Festimit.

Babai, Kadri Hoxha thotë për BalkanWeb se i biri ishte në KEMP: “E kishin marrë për ta ndihmuar për ta çuar te motra. Djalin e morën për ta çuar në Greqi, nuk ishim ne ata që e nisëm”.

“Një djalë kisha, gjithë jetën për të punova,” shprehet mes lotësh 78-vjeçari.

Plaku Butrinti  Djali viktimë në Butrint, nëna: Kishte pistoletë te koka, ç’më tha para tragjedisë plaku butrinti

Të njëjtën gjë thotë edhe e ëma e Festimit, Liria: “Djalin e kanë marrë me zor. Kur na mori në telefon përpara se të mbytej tha e nuk kthehej dot pas. Kishte pistoletën në kokë. E parandjeja që do ndodhte diçka e prandaj i thashë të mos ikte”.

Foto  Djali viktimë në Butrint, nëna: Kishte pistoletë te koka, ç’më tha para tragjedisë foto

Sot njëri prej organizatorëve të atij trafiku, Albert Gega, i shpallur në kërkim nga policia për veprën penale “Ndihma për kalimin e paligjshëm të kufijve”, u arrestua nga policia e Fierit.

Albert Gegaok  Djali viktimë në Butrint, nëna: Kishte pistoletë te koka, ç’më tha para tragjedisë albert gegaok

Ngjarja

Tragjedia e Butrintit shkaktoi pesë viktima, mes tyre edhe foshnja, 3 muajshe Klara. Sipas prokurorëve, viktimat ishin mashtruar nga sekserët e trafikut të qenieve njerëzore, kundrejt përfitimit të një shpërblimi të majmë, që shkonte deri në 1200 euro. Liqeni i Butrintit kalohej me varkat e peshkimit me ngarkesë sa dyfishi i kapacitetit të tyre, duke rrezikuar ekstremisht jetën e njerëzve.

Varka prej druri, që shkaktoi tragjedinë, kishte nisur udhetimin e vdekjes me 22 persona, të cilet sapo kishin përshkuar afro një kilometër sipërfaqe ujore u përmbyt tek prita e peshkimit në Vivar. Trafikantët ishin përpjekur t’i shmangeshin policisë kufitare, duke shkaktuar kështu një tragjedi të rëndë me vdekjen e 5 personave që ishin nisur drejt Greqisë.

Nga hetimet e nisura menjeherë pas ngjarjes, Prokuroria e Sarandës dhe Prokuroria e Krimeve të Rënda zbuluan autoret e rrjetit të trafikut me shtrirje të gjerë, si nga Fieri, Berati dhe Tirana. Albert Gega u  largua në drejtim të paditur.

Viktimat

Elvira Jaho – 22 vjece nga Lapardhaja e Beratit

Klara Jaho – 3 muajshe e bija

Festim Hoxha – 20 vjec nga Vidhishti i Fierit

Amarildo Kuka – 25 vjec nga Kumani i Fierit

Ndricim Myftari – nga Imshti i Lushnjes

Denimet

Hyqmet Sollaku -21 vjet

Brahim Madhi – 16 vjet

Dashamir Mane – 17 vjet

Albert Gega – 5 vjet