in

“E dinë mirë ça vjen”, zbulohet mesazhi i Ramës për deputetët

TIRANË

Kryeministri Edi Rama iu është drejtuar deputetëve socialistë me një mesazh pas mbylljes së seancës së sotme parlamentare ku u zhvillua për 5 orë një mocion me debat dhe më pas u miratua me 100 vota pro një rezolutë kundër Presidentit të Republikës.

Në sms-në dërguar deputetëve me Whatsapp, Rama i falënderon për kontributin, diskutimet dhe i inkurajon të vijojnë me fushatën. Ndër të tjera kreu i maxhorancës duke iu referuar Presidentit, kreut të opozitës, paraardhësit të tij dhe kryetares së LSI shkruan në mesazhin e tij se “s’kanë faj që kanë dalë mendsh, se e dinë mire ça vjen nga kapitujt 23/24, po halli i tyre s’është as halli ynë as halli i popullit!”

MESAZHI
Faleminderit të gjithë folësve të sotëm pa përjashtim për kontributin e rëndësishëm, me diskutime serioze e rezonuese me publikun, dhe të gjithëve ju për mbështetjen e fortë në këtë betejë historike, ku zgjedhjet vendore të 30 qershorit nuk janë të rëndësishme thjesht në vetvete, po si gur kilometrik në një rruge ku katër aventurierë të dëshpëruar, bashkë me qorrat që i rrethojnë, duan ta marrin peng këtë vend e të hedhin në erë urën drejt negociatave! S’kanë faj që kanë dalë mendsh, se e dinë mire ça vjen nga kapitujt 23/24, po halli i tyre s’është as halli ynë as halli i popullit! Forca me fushatën dhe vetëm drejt, përpara me njerëzit e mirë të këtij vendi🤝

Loading...

(m.k/BalkanWeb)

Rrezikon 20 vite burg sepse shpëtoi 1000 emigrantë

Kishte hipur në shenjë proteste, babai që hodhi vajzën nga tarraca i shpëton burgut