Një e-mail duket se i ka dhënë goditjen fatale Skënderbeut në gjyqin që pati me UEFA-n para se kjo e fundit të merrte vendimin përfundimtar për ta dënuar me 10 vite pezullim nga Kupat e Europës dhe 1 milion euro gjobë. Burime të gazetës pranë klubit korçar bëjnë me dije se gjatë procesit, pak javë para përfundimit, po “artikulohej” një dënim nga tre deri në pesë vite për kampionët e Shqipërisë.

Situata u rëndua tej mase për shkak të kërcënimit me jetë të dy inspektorëve të UEFA-s që kishin përpiluar dosjen prej 94 faqesh. Aq ndikim të madh pati kërcënimi me jetë ndaj tyre, saqë vetë kreu i UEFA-s, Aleksandër Ceferin, doli me deklaratë publike dhe paralajmëroi se dënimi i Skënderbeut do të ishte akoma më i rëndë nga sa pritej. Por çfarë ishte ky e-mail? Kush e dërgoi atë? Kë kërcënonte?

EKSKLUZIVE/ Inspektorët e UEFA-s u kërcënuar me emrin e Ilirjan Përmeti, ja sa pritet të jetë dënimi përfundimtar për Skënderbeun Permeti2 470x287

E-MAILI, NGA DREJTORI I SKËNDERBEUT

Një e-mail kërcënues në adresë të njërit prej inspektorëve që kishin hartuar dosjen e Skënderbeut i ka hedhur benzinë zjarrit, në një proces që mund të kishte përfunduar shumë më ndryshe. E-maili ka qenë me emrin e drejtorit të klubit Skënderbeut, Ilirjan Përmeti. Shumë i dyshimtë. Përmeti, me gjithë defektet, apo mangësitë që mund të ketë, së pari nuk është shquar kurrë për njeri i dhunshëm apo njeri që aplikon format e presionit. Maksimumi, mund t’i ketë ngritur zërin ndonjë gazetari në seancën stërvitore të Skënderbeut, por jo më shumë se kaq.

EKSKLUZIVE/ Inspektorët e UEFA-s u kërcënuar me emrin e Ilirjan Përmeti, ja sa pritet të jetë dënimi përfundimtar për Skënderbeun ilirian permeti 470x353

PRAPASKENA

Në klubin e Skënderbeut kanë qenë plotësisht të bindur se Përmeti nuk kishte lidhje fare me këtë punë. Nuk bëhet fjalë vetëm për natyrën babaxhane të zyrtarit korçar, por po flasim për dikë që bëri lëmsh Skënderbeun dhe për pak e çoi në Republikën e Irlandës dhe jo në Irlandën e Veriut, pikërisht se është pak mbrapa me përdorimin e teknologjisë.

LAJMIN E PLOTË E LEXONI NË VERSIONIN PRINT TË GAZETËS “PANORAMA SPORT” 

BESAR BOZGO