Një 22 vjeçar ka rënë në prangat e policisë në Elbasan për armëmbajtje pa leje. Sipas policisë i riu u arrestua pranë shkollës “Shënkoll” dhe në cilësinë e provës materiale u sekuestrua një kallashnikov.

“Vijon bashkëpunimi komunitet – polici për goditjen e paligjshmërisë. Qarkullonte me armë zjarri në qytet, arrestohet në flagrancë nga Policia. Sekuestrohet nje armë zjarri kallashnikov. Falë informacionit të qytetarëve dhe reagimit në kohë të Policisë, Specialistët për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme dhe Narkotikëve në Drejtorinë Vendore të Policisë Elbasan, arrestuan në flagrancë shtetasin: E.K., 22 vjeç, banues në Elbasan.

Elbasan, lëvizte me armë me vete, arrestohet i riu (Foto) kallashnikov 467x350

Arrestimi i tij u bë pas informacioneve të marra në rrugë operative se një shtetas dyshohet se qarkullonte në qytet me armë zjarri, menjëherë shërbimet e Policisë organizuan punën dhe falë reagimit të shpejtë dhe profesional, në lagjen “Shënkoll”, në rrugë u bë i mundur arrestimi në flagrancë i autorit. Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua arma e zjarrit tip kallashnikov. Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Elbasan për veprën penale ” Prodhim dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe municionit”.”, njofton policia.