in

“Fotot nuk hapen”/Rrjetet më të përdorura sociale ndalojnë së funksionuari, reagon Facebook

Rrjetet më të përdorura sociale si Facebook, WhatsApp dhe Instagram raportohet të kenë pasur probleme orëve të fundit.

Konkretisht, videot dhe fotot në këto platforma nuk hapen ndërsa thuhet se nga ky problem janë prekur përdorues nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Evropa.

DownDetector, një platformë që gjurmon problemet e ndryshme të uebsajteve në kohë reale, regjistroi mosfunksionim dhe probleme në disa prej platformave më të mëdha të rrjeteve sociale në botë.

Ndërkohë përdorues të shumtë nga e gjithë bota i janë drejtuar Twitter-it për t’u ankuar me problemet që kanë hasur me Facebook, dhe rrjetet e tjera në pronësi të tij.

Një zëdhënës i Faceook ka deklaruar për Newsweek se kompania po punon për ta zgjidhur problemin.

Nuk dihet ende se çfarë e ka shkaktuar këtë problem me këto rrjete, por vlen të përmendet se muajve të fundit kanë ndodhur shpesh episode të ngjashme.

Loading...

Burimi:Newsweek|Përktheu dhe përshtati: JOQ Albania

“A do të arrestohet Ilir Meta?”, flet kryetarja e Komisionit të Sigurisë Kombëtare

8

Foto/ Shpërthen vullkani në Itali, 1 i vdekur