Kufoma e Admir Muratajt, grabitësit i cili mbeti i vrarë ditën e djeshme në Rinas është identifikuar tashmë nga bashkëshortja dhe vëllai i tij.

Ky i fundit ka dalë para mediave ku ka kërcënuar shokët e tij që e lanë në rrugë të madhe. Ai ka thënë se kishte dy vite që nuk e kishte takuar vëllain dhe se në Greqi nuk ka qenë në burg, por kërkohej nga drejtësia greke dhe shqiptare.

Cen Murataj shprehet:

Shokët që e lanë në rrugë do i gjejmë. Admiri, organizator u la në rrugë? Do e shohim sa organizator është, ai është vegël. Diçka duhet të jetë. Organizatori nuk vritet. Dimë që e hodhën shokët aty. Admiri s’ka qenë i dënuar, ishte në kërkim. Prej dy vitesh nuk e kisha takuar. Po se gjeti policia do e gjejmë ne në mënyra të tjera.
Do i njohim shokët e tij, do i shohim ata që e kanë lënë në rrugë. Do interesohemi t’i gjejmë edhe ne. Të shohim se sa organizator është Admir Murataj, organizatori nuk vritet.”
Kërcënon vëllai i Admir Murataj: Do i gjejmë shokët që e lanë në rrugë, nuk vritet oganizatori! murataj2
Kërcënon vëllai i Admir Murataj: Do i gjejmë shokët që e lanë në rrugë, nuk vritet oganizatori! murataj1