in ,

Krasta ‘mollë sherri’? Enkel Demit i mbyllin emisioni ai akuzon kolegun: Duhet të jesh vullnetar kokëulur i…

Lajmi për mbylljen e emisionit të gazetarit të njohur Adi Krasta, një ndër zërat më kritikë të kryeministrit Rama dhe qeverisë së tij, ka bërë mjaft bujë, pasi përflitet se largimi i tij nga News 24, është instrumentar nga kryeministri Edi Rama dhe kryebashkiaku Erion Veliaj.

Kjo lëvizje mediatike, ka nxitur reagimin e gazetarëve në mediat sociale, të cilët e shohin si një cënim të lirisë së fjalës.

Gazetari Enkel Demi në një postim në rrjetet sociale shkruan me ironi se “Denoncoj Adi Krastën si njeri që e ka merituar masën ndëshkimore që mori qeveria për të dhe e ftoj të bëjë autokritikë të fortë e të thellë dhe të pranojë të punojë kokëulur vullnetar për Rilindjen, e cila po i sjell popullit gjithë këtë begati, siguri dhe mirëqenie.”

Meqë me shumë modesti edhe unë jam një nga njerëzit që ka dhënë një farë ndihme që Adi Krasta të idhnojë qeverinë, dal vullnetar të tërheq mbrapsht gjithçka kemi shpifur në atë studio.
Kjo ka ardhur, se nuk i njihja të mirat e zgjedhjeve të 30 qershorit, aftësinë e kryetarëve të pastër akullore të bashkive, rritjen ekonomike që na dha falë kulturës së barit në bujqësi, përfshirja në administratë dhe qeveri të çunave problematikë, PPP-të, përndritja e ideve gjeopolitike të Batonit dhe djalkës diplomat…
Për të gjitha këto e shumë të tjera ndjehem fajtor, kam gabuar rëndë dhe kërkoj ndjesë publike.
Denoncoj Adi Krastën si njeri që e ka merituar masën ndëshkimore që mori qeveria për të dhe e ftoj të bëjë autokritikë të fortë e të thellë dhe të pranojë të punojë kokëulur vullnetar për Rilindjen, e cila po i sjell popullit gjithë këtë begati, siguri dhe mirëqenie.”- shkruan Enkel Demi.

Loading...

skagjum\

3

“Turp tët vijë që ia drodhe e su ngope”/U nda nga gruaja fansat ‘masakrojnë’ muzikantin

Aksident i pazakontë në Tiranë, makina përplas tre persona teksa pinin kafe