in

Kujdes me zgjedhjen e kremit të diellit, mund të shkaktojë dëme në gjak

Kimikatet e kremit te diellit mund te hyjne ne gjak dhe keshtu te demtojne shendetin. Për të shmangur ndonjë rrezik, këshillohet që të shmanget blerja e kremrave që përmbajnë nanofiltra të cilët, duke qenë shumë të vegjël, depërtojnë më lehtë.

Kremi i diellit është mbrojtja esenciale për të përballuar rrezatimin pa rrezik. Për vite të tëra dermatologët dhe mjekët kanë rekomanduar përdorimin e tij në det, në male, në liqen por edhe në qytet. Sidoqoftë, vëmendja duhet t’i kushtohet cilësisë së produktit, sepse filtrat e përdorur si një mburojë kundër rrezeve mund të depërtojnë dhe të jenë të rrezikshme për trupin. Për momentin nuk ka dëshmi të qarta, por Administrata e Ushqimit dhe Ilaçeve, ka filluar kërkimin për të parë nëse përdorimi i filtrave mund të jetë i dëmshëm.

Filtrat e kremit të diellit shkojnë në gjak

Testi i parë u krye në dymbëdhjetë burra dhe dymbëdhjetë gra që përdorën mbrojtje të ndryshme, disa kremra, disa spray ose locion; produkti është aplikuar në të paktën 75% të lëkurës, pak a shumë të njëjtën përqindje e trupit që është e ekspozuar ndaj diellit në verë. Disa orë pas aplikimit, hulumtuesit morën një mostër gjaku dhe u vërtetua se lëndët kimike pas kontaktit me lëkurën migruan në gjak.

Pasojat që duhet të hulumtohen nga përdorimi i kremit të diellit

Ajo që ne ende nuk e dimë është nëse filtrat mund të na dëmtojnë ose jo. Për të provuar se ato janë të sigurta dhe efektive, FDA po u kërkon prodhuesve të vënë në dispozicion të dhëna shtesë për të matur se si këta përbërës absorbohen nga qarkullimi i gjakut.

Masat paraprake të sugjeruara

Sidoqoftë, për të shmangur ndonjë rrezik, këshillohet që të shmanget blerja e kremrave që përmbajnë nanofiltra të cilët, duke qenë shumë të vegjël, depërtojnë më lehtë. Një zgjidhje tjetër është që të përdoret një mbrojtës i diellit me filtra fizikë me origjinë minerale, të cilat në natyrën e tyre mbeten në sipërfaqe, duke reflektuar rrezet në mënyrë që lëkura të mos digjet. Me këtë lloj kremi nuk ka rrezik të depërtimit të produktit.

Rëndësia e mbrojtjes nga dielli

Mbrojtja e vetes nga dielli shmang rreziqet serioze për trupin dhe përdorimi i filtrave mbetet arma më efektive për parandalimin e djegies dhe ndryshimin e ADN-së qelizore.

Loading...

 

@pernenat.al

Ngjashmëria befasuese mes Elvis Presley-t dhe nipit të tij!!!!!

Sulmi në KZAZ-në e Vaut të Dejës, Lleshaj: Ligji do të veprojë!