in

Lajm i fundit / Shantazh me foto intime një femre në Fier, arrestohen dy burra

Dy burra, njëri 44 dhe tjetri 46 vjeç kanë rënë në prangat e policisë së Fierit pasi shantazhonin përmes fotove intime një grua.

Sipas policisë, G.M dhe J.Sh, të dy banues në Cakran të Fierit, i kërkonin para dhe favore seksuale një shtetaseje, ndryshe do t’i publikonin disa foto me përmbajtje intime.

Arrestimi i tyre u bë në kuadër të operacionit policor “Koshovica”, i ndjekur me metoda proaktive.

NJOFTIMI I POLICISË

Seksioni për Hetimin e Krimeve të Rënda në Drejtorinë Vendore të Policisë Fier në bashkëpunim me Drejtorinë Kundër Krimeve ndaj Personit dhe Pronës në Departamentin e Policisë Kriminale, nën drejtimin e Prokurorisë për Krimet e Rënda Tiranë, pas një hetimi disa javor me metoda speciale të hetimit, zhvilluan operacionin policor “Koshovica”, duke e finalizuar me arrestimin në flagrancë të shtetasve:

G.M, 44 vjeç, banues në Cakran.

J.Sh, 46 vjeç, banues në Cakran.
Arrestimi në flagrancë i këtyre shtetasve u bë pasi në bashkëpunim me njëri tjetrin, dyshohet se kanë shantazhuar dhe kërcënuar një shtetase, duke i kërkuar para dhe favore seksuale me qëllim mos publikimin në rrjetet sociale të disa fotove personale të saj.
Nga tërësia e veprimeve të kryera, shtetasit e sipërpërmendur kanë konsumuar elementët e veprës penale “Shtrëngimi me anë të kanosjes ose dhunës për dhënien e pasurisë” e kryer në bashkëpunim.
Materialet për veprime të mëtejshme do i kalojnë Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë për Krimet e Rënda Tiranë.

Loading...

(BalkanWeb)

4

Këshilltarja e Bashkisë së Tiranës “ndez” Instagramin, ekspozon të pasmet e saj “bombastike”

FOTOT/ Si po i kalojnë pushimet “fëmijët e pasur” të Instagramit