in

Meta: Nuk mbahen zgjedhjet. Cënohet siguria publike e rendi kushtetues

Ekziston rreziku real që vendi të shkojë drejt përshkallëzimit të ndasive sociale që mund te shkaktojë pasoja të rënda. Kështu u shpreh Ilir Meta sot në një konferencë të jashtëzakonshme. Sipas tij, ka rrzik serioz për sigurinë publike dhe për paqen sociale në vend.

Meta u shpreh se këto zgjedhje do të ishin një proces zgjedhor fiktiv dhe fals.

Pa opozitën nuk ka garë. Dhe sipas Metë, mazhoranca nuk po ndërmerr asnjë hap të nevojshëm për zgjidhjen e krizës.

“Palët politike reflektojnë thellim edhe më të mëtejshëm të dallimeve midis tyre.” 

Shkuarja në zgjedhje pa opozitën do ta bënte Shqipërinë përfundimisht një vend jodemokratik ku nuk ka zgjedhje por votime.

Dështimi i regjistrimit të opozitës në KQZ, dhe djegia e mandateve në bllok, krijon një problem të madh përfaqësimi.

Meta shpjegoi se ai ka dekretuar datën 30 qershor në një situatë normale politike, pasi u konsultua me palët.

Duke qenë se kushtetuta përcakton se është presidenti ai që përcakton datat e zgjedhjeve, spas kushtetues pa pasur një datë të caktuar nga Presidenti i Republikës, zgjedhjet nuk mund të zhvillohen. 

Loading...

©Lapsi.al 

Skandal me Kombëtaren, lojtarët sfiliten nëpër autobusë dhe avionë

Atentati në Tepelenë/Plumba mbi makinë, plagoset lehtë 30-vjeçari