Një efektiv i forcave të rendit në Gruemirë të Malësisë së Madhe u arrestua për ngacmim seksual të një 15-vjeçareje.

Pas denoncimit në portale dhe shfaqjes së një videoje me pamje eksplicite seksuale, inspektori i policisë Berhan Bajrakurti përfundoi në pranga.

Pamjet e shtynë nënën e 15-vjeçares së cilës ai ia dërgonte, që të bënte edhe denoncimin publik. Nëna e saj është shprehur për portalin “Newsbomb” se në Komisariatin e Koplikut nuk ua kanë pranuar denoncimin, ndaj u detyrua ta bënte publik.

Top Channel u interesua për këtë rast dhe në Drejtorinë e Policisë Shkodër deklarojnë se nuk ka pasur një denoncim.

Ndërkohë, në lidhje me policin e arrestuar Berhan Bajrakurti mësohet se ai është rikthyer në detyrë pas vitit 2013, kohë para se cilës ishte i liruar.

Top Channel