in

“Perimetri”, shpërndanin drogë, arrestohen 4 persona në Tiranë

Policia e Tiranës informon se ka shkatërruar një rrjet të shpërndarjes së drogave në kryeqytet.

Uniformat blu bëjnë me dije se si rrjedhojë e punës hetimore është arritur të dokumentohet veprimtaria kriminale e katër personave, të cilët janë prangosur. Policia bën të ditura detaje të operacionit të koduar “Perimetri”.

Njoftimi i policisë:

Tiranë

Vijojnë goditjet e njëpasnjëshme të veprimtarisë kriminale  në fushën e shpërndarjes në doza të vogla  të drogave të forta.

Finalizohet operacioni policor “Perimetri”

Sekuestrohen  doza me heroinë e kokainë.

Në pranga 4 shtetas .

Seksioni për Hetimin e Narkotikëve në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë, në vijim të punës për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e shpërndarjes së lëndëve narkotike,  bazuar dhe në  informacionet  e siguruara në rrugë operative nga burime të ndryshme, finalizoi me sukses operacionin e koduar “Perimetri”, ku u bë e mundur arrestimi në flagrancë i shtetasve:

– B. N. (F.), 36 vjeçe, banuese në Tiranë.

– M. F., 20 vjeç, banues në Tiranë.

– M.B., 22 vjeç, banues në Tiranë.

– E. B., 40 vjeç, banues në Tiranë.

Nga informacionet e grumbulluara , dyshohej se shtetasja B. N. në bashkëpunim me vëllain e saj M. F., shisnin në qytetin e Tiranës lëndë narkotike droga të forta kryesisht Heroinë dhe Kokainë,  personave të ndryshëm përdorues të lëndëve narkotike, por edhe personave të tjerë si shtetasve  E. B. dhe M. B. të cilët lëndën narkotike pasi e blinin  nga shtetasja B.N dh M.F, ua shisnin atë personave të tjerë përdorues të lëndëve narkotike.

Nga ana e punonjësve të policisë të Seksionit për Hetimin e Narkotikëve pas një pune intensive është bërë e mundur kapja në flagrancë e personave të lartpërmendur me doza lënde narkotike, Heroinë, Kokainë, e gatshme për ta hedhur në treg .

Janë sekuestruar në cilësinë e provës materiale:

27 doza me lëndë narkotike e dyshuar Heroinë.

5 doza me lëndë narkotike e dyshuar Kokainë.

Një  automjet, një  motor ,

6 telefona celulare dhe 1 dorezë hekuri.

Vijon puna për dokumentimin e plotë ligjor të kësaj veprimtarie kriminale.

Materialet procedurale do ti kalojnë Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprime të mëtejshme hetimore për veprën penale të “Prodhimit dhe shitjes se lëndëve narkotike ” të kryer në bashkëpunim, në ngarkim të shtetasve të arrestuar B. N., M. F., M. B., E. B. dhe për veprën penale “Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta” në ngarkim të shtetasit M. F.

Loading...

(d.xh/Balkanweb)

Helikopteri i FA shpëton 7-vjeçaren, ishte izoluar në katin e 10

Rrëfimi tronditës/”Burri më rrahu me kabull korrenti, do më vrasë”