in

Plagosen dy persona, u goditen me mjete të forta gjatë një konflikti

Dy persona kanë mbetur të plagosur pasi u konfliktuan me disa persona të tjerë. Njëri nga të plagosurit është dërguar në spitalin e Traumës në Tiranë pasi kishte marrë dëmtime të shumta.

Ngjarja e rëndë ndodhi në fshatin Marjan të Korçës.

Dy të plagosurit mblidhnin bimë medicinale, ku gjatë konfliktit me persona të tjerë u goditën me mjete të forta. Sipas raportimeve të plagosurit janë: Altin Pillati, 47 vjeç ku sipasojë e plagëve të marra është dërguar në spitalin e Traumës në Tiranë për mjekim më të detajuar. I plagosuri tjetër është Mylazim Mukollari, 73 vjeç i cili ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Mësohet se policia po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

Loading...

Top Channel

Hiqej si Andrea Pirlo, 48-vjeçari në Itali bën namin nëpër dyqane

Tronditet qyteti i Lezhës