Tensione mes oficerëve të policisë dhe mjekëve të Spitalit Amerikan 2 për të plagosurin Ervis Martinaj. Gazetarja Dorjana Bezat raportoi në emisionin ‘Dritare me Rudinën’ në News24 se policia ka tentuar të shoqërojë të plagosurin në spitalin e burgut, por mjekët nuk kanë lejuar pasi gjendja e tij është e rëndë dhe nuk mund të trajtohet në spitalin e burgut.

“Ishte një situatë tensioni mes policisë së burgjeve dhe mjekëve të spitalit. Ata kanë gjykuar se gjendja e tij ishte stabile dhe kanë tentuar ta transportojnë në spitalin e  burgut, pasi ndaj tij është dhënë masa arrest me burg. Por mjekët e spitalit nuk e kanë lejuar dhe kanë penguar punonjësit e policisë që ta transportonin në spitalin  burgut. Me ndërhyrjen edhe të avokatit është sqaruar situta dhe momentalisht Ervis Martinaj ndodhet në ambientet e Spitalit Amerikan, ndërsa forca të policisë ndodhen në ambientet e këtij spitali, pasi mbajnë në vëzhgim të plagosurin”- tha gazetarja Dorjana Bezat./BW