Të paktën 1500 efektivë të policisë pritet të jenë të angazhuar sot në terren për mbarëvajtjen e protestës së opozitës. Gazetarja Dorjana Bezat raporton për “BalkanWeb” se përveç forcave të policisë godina e Kryeministrisë, nga ana tjetër është e rrethuar me gardh metalik, një masë e shtuar e policisë për të shuar çdo skenar të mundshëm që mund të kenë protestuesit.

Protesta,1500 efektivë policie në terren, blindohet Kryeministria protesta para protestes 1 770x433

“Pritet që protesta e pasdites të monitorët nga rreth 1500 efektivë të policisë. Në rast se do kemi një ndryshim të itenerarit, policia është e përgatitur për mbarëvajtjen e protestës. E gjithë Kryeministria është e rrethuar me gardh metalik.

Kjo është një masë e policisë për të shuar çdo skenar të mundshëm që mund të kenë protestuesit.”-u shpreh gazetarja Dorjana Bezat.