Një grup protestuesish kanë ndezur zjarr në hyrje të Kryeministrisë.

I menjëhershëm ka qenë reagimi i gardës me ujë dhe gaz lotsjellës, duke i dhënë kështu fund flakëve.

Prej 4 orësh protesta vijon të jetë e tensionuar, ku herë pas here shënohen episode të veçanta mes protestuesve që mësyjnë drejt kryeministrisë dhe punonjësve të gardës që mundohen t’i bëjnë ballë duke përdorur gaz lotsjellës dhe uj.