Policia e Durrësit zbulon 2 autorët që qëlluan në drejtim të makinës së shtetasit A.J 53 vjeç, në qytetin e Durrësit. Sipas policisë pas ngjarjes së ndodhur dje në qytetin e Durrësit, janë shpallur në kërkim shtetasit E.H 33-vjeç dhe Sh.Gj 21 vjeç.

Mendohet se të dy të rinjtë për motive të dobëta kanë qëlluar me armë zjarri makinën e shtetasit A.J 53 vjeç, të cilën e kishte të parkuar në lagjen nr8., duke sjellë edhe dëmë të dukshme materiale.

Mësohet ndër të tjera se policia gjatë kontrollit në banesën e shtetasit Sh.Gj ka arritur të gjejë në cilësinë e provës materiale fishekë.

“Policia zbardh ngjarjen dhe identifikon  autorët e ngjarjes së ndodhur ditën e djeshme në lagjen nr 17 Durrës .

Shpallen në kërkim dy shtetas të dyshuar  për veprat penale “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe municionit” dhe “Prishja e qetësisë publike”. Specislistët për Hetimin e Krimeve kanë bërë  identifikimin  dhe  shpalljen në kërkim të  shtetasëve  E.H., 33 vjeç dhe Sh.Gj.,21 vjeç, banues në lagjen nr 8 Durrës, pasi dyshohet se këta dy shtetas  gjatë një konflikti me njëri-tjetrin për motive të dobëta , kanë qelluar me armë zjarri duke i shkaktuar dëmtime mjetit në pronësi të shtetasit A.J.,53 vjeç, të cilin e kishte të parkuar aty.

Gjatë kontrollit në banesën e shtetasit Sh.Gj.,  Policia gjeti dhe sekuestroi në cilësinë e provës materiale disa fishekë. Policia vazhdon punën intensive për kapjen e personave të shpallur në kërkim si dhe gjetjen e armës së zjarrit . Materialet hetimore i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Durrës për veprime të mëtejshme.”- njofton policia.

(BalkanWeb)