in

Rezultate tronditëse, ky është rreziku i madh që na vjen nga pijet me sheqer

Një kërkim i ri shkencor ka dalë në përfundimin se konsumimi i pijeve me sheqer, rrit mundësinë për t’u prekur nga kanceri. Të gjitha studimet e kryera në vitet e fundit, të çojnë në përfundimin, se reduktimi i pijeve me sheqer ul edhe mundësinë e prekjes nga kanceri.

Gjithashtu që prej viteve 50, është vënë re se konsumimi i pijeve me sheqer është i lidhur ngushte me obezitetin. Ndërkohë studimi i fundit vjen nga Franca. Në studim u përfshinë të gjitha llojet e pijeve me sheqer, që nga lëngjet e frutave, po ashtu edhe pijet e gazuara.

Sëmundjet e analizuara ishin, kanceri i gjoksit, ai i zorrëve dhe të gjithë llojet e tjera në përgjithësi. Gati 100 mijë francezë maxhorenë, ku 21% e tyre ishin burra dhe pjesa tjetër gra rreth 42 vjeçe, morën pjesë në studim. Pjesëmarrësit plotësuan dy pyetësorë për të analizuar kaloritë nga 3300 pijet dhe ushqimet e konsumuara në harkun e 9 viteve, nga 2009-ta në 2018-ën.

Për çdo kartelë u morën parasysh mosha, sekse, sëmundjet gjenetike, sasia e duhanit të konsumuar dhe niveli i aktivitetit fizik. Të dhënat treguan se burrat kishin konsumuar më shumë pije, rreth 90.3 ml, kundër 74.6 për gratë.

Gjithashtu studimi doli në konkluzionin se konumimi i 100 ml pije me sheqer në ditë, rrit me 18% mundësinë e prekjes nga kanceri, ndërsa për tumorrin në gjoks, shanset rriten deri në 22%.

 

Loading...

Burimi: Fidelityhouse | Përktheu dhe përshtati: JOQAlbania

Aksident i tmerrshëm në Lushnje, Benzi përplaset fuqishëm pas kamionit

6

Del në dritë dokumenti sekret i amerikanëve për Nexhmije Hoxhën/ Përshkruhen me detaje krimet monstruoze që ka bërë