Ylli televiziv Kim Kardashian ka dhënë një intervistë për “Ellen” ku ka treguar lojën që ka bërë vajza e saj 5-vjeçare North së bashku me vëllain Saint në ditën e gënjeshtrave.

Kardashian është shprehur e çuditur që një 5-vjeçare të mendojë një shaka të tillë, ndërkohë që bashkëshortit të saj Kanye West nuk i ka pëlqyer aspak.

North i kishte kërkuar nënës së saj të lyhej me ketchup dhe më pas të shtrihej.  Më pas 5-vjeçarja i kishte mësuar vëllait më të vogël sesi të aktronte të qarën.

Mendova se thjesht po luante dhe do të thoshte thjesht se isha lënduar, por jo. North i mësoi Saint sesi të qante dhe i tha që të bërtiste, “mami ka vdekur”,”-u shpreh Kardashian.

Më pas Kim tha se Kanye erdhi  me shpejtësi dhe pasi pa çfarë po ndodhte u shpreh i revoltuar:  “Fëmijë, kjo nuk është shaka e bukur”. Personazhi i njohur televiziv theksoi se ishte në një mendje me bashkëshortin e saj, por që i kishte bërë përshtypje që ata planifikuan diçka së bashku, pasi nuk luajnë shumë me njëri-tjetrin./Opinion.al/