Banorët e një banese pranë shkollës “Petro Nini Luarasi” kanë bllokuar rrugën duke u shtrirë për të ndaluar IMT që të prishin banesën e tyre.

Mësohet se trualli ku është ndërtuar banesa u është kthyer pronarëve, e Inspektorati i Mbrojtjes së Territorit po tenton të prishë ndërtesën.

Gjithashtu ata kanë ndezur edhe disa vatra zjarri pranë banesës.

Sipas banorëve të kësaj ndërtese ata disponojnë dokumentacion të rregullt, e toka është në pronësi të shtetit.

Në vendngjarje ndodhet policia, forcat zjarrfikëse, si edhe një autoambulancë.

“Në përditësim”