Gjykata e Tiranës ka lënë të lirë portierin e Partizanit, Alban Hoxha. Dy ditë më parë ai u arrestua nga policia për drejtim mjeti në gjendje të dehur. \

Ndaj tij, trupa gjykuese vendosi masën “detyrim paraqitje”. 31-vjeçari u arrestua në zonën e Maminasit duke drejtuar mjetin nën ndikimin e alkoolit mbi normat e lejuara. Alban Hoxha rrezikon seriozisht të mungojë në derbin me Tiranën që do të luhet ditën e premte.

Pritet të shihet nëse klubi do të marrë një masë ndaj tij për këtë gjest.