Dy të rinj janë arrestuar në Sarandë, pak pasi u kapën duke vjedhur në flagrancë. Sipas policsë të arrestuarit janë shtetasit F.K 19 vjeç dhe A.Q 18 vjeç, të cilët u arrestuan pasi u kapën në flagrancë në lagjen nr3 Sarandë duke vjedhur një magazinë.

“Policia ka arrestuar 2 shtetas të cilët u kapën në flagrancë duke vjedhur.

  • F.K., 19 vjeç, banues në Sarandë.
  • A.Q., 18 vjeç, banues në Sarandë.

Shërbimet e Policisë Sarandë kanë bërë arrestimin e këtyre dy shtetasve pasi janë kapur në flagrancë në lagjen nr.3 Sarandë, duke vjedhur magazinën e shtetasit L.M.

Materialet iu referuan Prokurorisë në ngarkim të tyre për veprën penale “Vjedhje e kryer në bashkëpunim, e mbetur në tentativë”.”-njofton policia.

(BalkanWeb)