Pas 12 ditësh u gjet trupi i peshkatarit të mbytur në lumin Drin, 54-vjeçaritAgim Zeqja.

Trupi i Zeqjas është nxjerrë nga polumbarët rreth 300 metra larg vendit ku është mbytur.

Peshkatari u mbyt në ujërat e lumit Drin pranë fshatit Ishull Lezhë më 28 janar. Polumbarët, por edhe familjarët, zhvilluan për disa ditë me radhë kërkime në ujërat e lumit por pa rezultat, deri sa ditën e sotme trupi i tij doli në sipërfaqe.