in

VIDEO/ Aksident fatal, kush është i riu që humbi jetën

Një i ri ka humbur jetën në një aksident rrugor të ndodhur këtë të shtunë në aksin rrugor Levan-Tepelenë. Viktima është Flamur Tahaj, 24 vjeç, nga fshati Gorishovë i Fierit.

Ai ishte duke lëvizur me një automjet që është përplasur me një makinë. Impakti rezultoi fatal për 24-vjeçarin, i cili nuk mundi të mbijetojë. “Rreth orës 10:15, në aksin rrugor Levan-Tepelenë, në vendin e quajtur ‘Kafaraj’, automjeti tip ‘Benz’ me drejtues shtetasi K.., është përplasur me një motorçikletë. Për pasojë ka ndërruar jetë drejtuesi i motorçikletës”, njoftoi policia.

“Policia po punon për kapjen e drejtuesit të mjetit i cili ka braktisur automjetin dhe është larguar nga vendngjarja. Grupi hetimor në vendngjarje po punon për zbardhjen dhe dokumentimin e kësaj ngjarje”, thuhet më tej në njoftimin paraprak të policisë.

Loading...

@boldnews.al

FOTO/ Edhe Rikja ka frikë nga Mihali? Zbardhen mesazhet

4

Luana del pa mbathje në klipin e fundit (Foto)