Një ndeshje pambarim ajo e finales së Kupës Libertadores mes River Plate e Boca Juniors, që në fund i buzëqesh Millionarios që rrëmbejnë trofeun e Kupës Libertadores, kur e panë dështimin jashtë fushe, e brenda saj, fare pranë. 120 minuta lojë në Madrid, e Boca Juniors me 9 lojtarë për të vendosur rezultatin 3-1 në finalen e kthimit dhe rezultatin e përgjithshëm 5-3.

River Plate fiton me përmbysje në ndeshjen e luajtur në Santiago Bernabeu të Madrid, pasi në fundin e pjesës së parë, pikërisht në të 43 Boca Juniors gjeti avantazhin me Benedetto, që kishte shënuar edhe në ndeshjen e parë në Bombonera. River përsëriti misionin e sfidës së parë në Buones Aires dhe barazoi në minutën e 67′ me Pratto, duke e cuar ndeshjen në kohët shtesë (në Libertadores nuk ka rëndësi goli në fushë kundërshtare).

Gjërat për Boca Juniors u komplikuan në fundin e shtesës së parë. Kartoni i kuq për Barrios i la Xeneizes me 10 lojtarë në minutën e 92′ e më pas mbetën edhe me 9, kur Gago i dëmtuar nuk vazhdoi dot më lojën, me të gjitha zëvendësimet e bëra. Për Millionarios në 15 minutat e fundit, vendosi super goli i Quintero (109′) e në fund ‘Pity’ Martinez (122′).