in

Video/ Ishte vendosur KZAZ-ja, i vihet zjarri shkollës në Shkodër

I vihet zjarri ambienteve në katin e parë në shkollën “Shejnaze Juka”, në Shkodër, ku ishte vendosur një nga KZAZ-të. Fillimisht punonjës të bashkisë së Shkodrës, të mbështetur nga simpatizantë të Partisë Demokratike dhe ish-deputeti Bardh Spahia janë përplasur me efektivët e policisë që ruanin derën e KZAZ dhe me forcë kanë hyrë në ambientet e brendshme.

Bashkitë e drejtuara nga opozita përfshirë këtu dhe atë të Shkodrës i kanë dërguar një letër disa ditë më parë KQZ për lirimin e hapësirave të parashikuara për KZAZ pas vendimit të presidentit Ilir Meta për të anuluar zgjedhjet lokale të 30 qershorit.

Incidenti më i rëndë që prej çdekretimit të datës së zgjedhjeve nga Presidenti ndodhi në Tropojë. Siç raportohet disa persona kanë hyrë në KZAZ-në numër 9 duke larguar materialet zgjedhore./

Zjarr ne shkollen ku ishte vendosur KZAZ ne Shkoder

Zjarr ne shkollen ku ishte vendosur KZAZ ne Shkoder

Posted by Opinion.al on E martë, 18 June 2019

Loading...

Opinion.al

Aksident në ‘Rrugën e Kombit’: Një person ndërron jetë, dy të tjerë mbeten të plagosur

Safe Image (4)

E kishte drejtuar celularin nga kamera, Çanit i vjen mesazhi i papritur: O k**