in

Video/ U gjet me fyt të prerë në kanal, viktima me precedent penal

FIER

Të tjera detaje dalin në dritë nga vrasja e 23-vjeçarit që u gjet i pajetë në një kanal tek “Kthesa e Hamilit” në fshatin Sulaj të Fierit. Gazetari Ervis Kuçi raporton për ‘BalkanWeb’ se viktima Florian Selimi, rezulton person me precedent penal për vjedhje.

Kanë qenë banorët e zonës ata që kanë njoftuar policinë, pasi kanë parë mjetin tip ‘Renault’ me targa AA 461 EN të shkatërruar, me një gomë të hequr dhe kofano e hapur. Ndërkohë, pak metra me tutje u gjet edhe i riu i pajetë, ndërsa në fyt kishte plagë nga goditja e thikës, që ka rezultuar fatale për të. Nga të dhënat e para dyshohet se automjeti që drejtonte i riu ka pësuar defekt, ndërsa ngjarja ka ndodhur pas një konflikti që mund të ketë pasur mes autorit dhe viktimës. Po ashtu mësohet se i riu e përshkonte çdo ditë këtë rrugë.

‘BalkanWeb’ ka siguruar pamjet nga vendi i ngjarjes, ku duket makina e shkatërruar, ndërsa pak më tej në një kanal me shkurre, viktima. Aktualisht policia ndodhet në vendin e ngjarjes dhe po punon për zbardhjen e rrethanave.

Loading...

(ed.me/BalkanWeb)

Gjendet i vdekur në kanal një 23-vjeçar në Fier, dyshimet e para

FOTO/ E vranë me thikë dhe e hodhën në kanal, kush është viktima