in

Zbulohet surpriza! Elvana Gjata e ftuar ne koncertin e madh, krah Miley Cyrus!

Elvana Gjata paralajmëroi të dielën fansat e saj se kishte përgatitur një surprizë për ta! Nuk vonoi shumë dhe ylli i “Fustani” ka treguar se ajo do të jetë e ftuar të performojë në festivalin e madh veror “Sunny Hill Festival” që do të mbahet në ditët e para të gushtit në Prishtinë.

Ju thashë që kam një surprizë për t’ju bërë. Jam shumë e lumtur t’ju bëj me dije se këtë vit do të performoj në Sunny Hill Festival. Uroj t’ju shoh të gjithëve aty, në një natë të paharrueshme. Ne, shqiptarët!”- shkruan këngëtarja nën posterin e koncertit.

Festivali, që ka si organizator Dukagjin Lipën, babain e artistes Dua Lipa, do të vijë edhe këtë edicion me artist të ftuar shqiptare e me famë ndërkombëtare.

Loading...

Siç është zbuluar më herët disa prej të ftuarve të “Sunny Hill Festival” do të jenë: ylli i muzikës botërore Miley Cyrus, dj i njohur Calvin Harris, artisti me origjinë shqiptare Gashi, etj.

Adele me të dashur të ri? Zbulohet e vërteta pas fotove me një mashkull

Britney Spears tregon dietën me fruta për të humbur sa hap e mbyll sytë, katër kile!