in

Zyrtarët e Facebook plane për krijimin e një kriptomonedhe

Kompania Facebook Inc. njoftoi të martën planet ambicioze për të nisur një kriptomonedhë të re globale të quajtur Libra, pjesë e një përpjekjeje për t’u shtrirë në sferën e pagesave, një hap që shkaktoi menjëherë shqetësime për privatësinë.

Gjigandi i rrjeteve shoqërore Facebook është lidhur me 28 partnerë, si Mastercard, PayPal dhe Uber për të formuar Shoqatën Libra, një entitet me qendër në Gjenevë që administron monedhën e re dixhitale. Asnjë bankë nuk është ende pjesë e këtij grupi.

Për të lehtësuar transaksionet, Facebook ka krijuar gjithashtu Calibra-n, një degë që do të ofrojë kuleta dixhitale për të ruajtur, dërguar dhe shpenzuar kriptomonedhën Libra. Calibra do të lidhet me platformat e mesazheve të Facebook-ut, Messenger dhe WhatsApp.

I gjithë sistemi është planifikuar të nisë në gjysmën e parë të vitit 2020. Drejtuesit e Facebook-ut dhe të firmave të tjera të lidhura me Libra-n kanë aspirata të mëdha. Ata shpresojnë se kjo vetëm do t’u japë një shtytje të madhe transaksioneve midis konsumatorëve dhe bizneseve në nivel global, por do t’i bëjë konsumatorët pa llogari bankare të kenë qasje për herë të parë në shërbime të ndryshme financiare.

Megjithatë, shqetësimet e privatësisë së konsumatorit dhe pengesat në aspektin rregullator mund të krijojnë pengesa në rrugën e përpjekjeve të kriptomonedhës së Facebook-ut.

“Ky instrument transaksionesh do të lejojë Facebook-un të mbledhë miliona e miliona të dhëna, gjë që e forcon bindjen time për nevojën e rregullimit të gjigantëve dixhitalë”, tha ministri francez i financave Bruno Le Maire në një intervistë për Radio Europe 1.

Zoti Le Maire tha se u ka kërkuar drejtuesve të bankave qendrore në vendet e G-7 të hartojnë një raport mbi Libra-n deri në mes të muajit korrik.

Senatori amerikan Mark Warner, demokrat i shtetit Virxhinia, i cili bën pjesë në Komisionin Bankar të Senatit, publikoi gjithashtu një deklaratë të me tone të shqetësuara, ndërsa Markus Ferber, një ligjvënës i lartë gjerman në Parlamentin Europian, tha se monedha e re e Facebook-ut duhet t’i verë “rregullatorët në gjendje alarmi maksimal”.

Loading...

VOA/

Safe Image (4)

E kishte drejtuar celularin nga kamera, Çanit i vjen mesazhi i papritur: O k**

Hiqej si Andrea Pirlo, 48-vjeçari në Itali bën namin nëpër dyqane